Gucati në protestën kundër Gjykatës Speciale: Po deformon historinë tonë dhe po i gjykon aleatët e NATO-s

by engel

Mijëra qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës, rajoni dhe diaspora janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër asaj që u cilësua si padrejtësi nga Gjykata Speciale në Hagë dhe për të shprehur mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ndodhen në paraburgim tash e disa vite.

Protesta u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kategori të tjera të dala nga lufta. Në fjalën e tij para protestuesve, ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, kritikoi ashpër funksionimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se ajo po përpiqet të rishkruajë historinë dhe të vendosë njollë mbi luftën çlirimtare të popullit shqiptar.

banner

“Sot, veteranët e UÇK-së i keni bërë shumë krenarë që jeni bashkuar kundër një gjykate anti-shtet të Kosovës. Ne e kemi ditur se do të jemi bashkë gjithmonë kur rrezikohet dinjiteti ynë. Gjykata Speciale po deformon historinë tonë,” deklaroi Gucati.

Ai theksoi se pavarësisht përpjekjeve për të ndryshuar narrativën historike, faktet për gjenocidin e kryer nga regjimi serb nuk mund të fshihen dhe as të mohohen.

“Nuk ka gjykatë që mund t’i fshijë gjurmët e gjenocidit serb,” theksoi ai.

Sipas Gucatit, proceset që po zhvillohen në Hagë nuk përfaqësojnë drejtësi, por janë pjesë e një lufte politike që, sipas tij, po synon penalizimin e luftës së drejtë të UÇK-së dhe figurave të saj udhëheqëse.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është luftë politike. Penalizimi i luftës së UÇK-së është i padrejtë. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet një nga luftërat më të pastra në historinë moderne,” u shpreh ai.

Gucati shtoi se në vend të drejtësisë ndërkombëtare, kjo gjykatë po vepron në përputhje me interesa që, sipas tij, i shërbejnë më shumë Serbisë sesa drejtësisë.

“Kjo gjykatë, që nga fillimi, më shumë i ka shërbyer Serbisë. E vërteta nuk fshihet dot,” përfundoi ai.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore dhe përçoi një mesazh të fortë solidariteti me të akuzuarit në Hagë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy