Policia në kërkim të serbit që u arratis nga burgu i Mitrovicës

by engel

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është në kërkim të një të dënuari që u arratis të mërkurën nga Qendra Korrektuese në veri të Mitrovicës. Rasti është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë, ku thuhet se autoritetet kanë intervistuar zyrtarët korrektues lidhur me këtë ngjarje, ndërsa është njoftuar edhe prokurori.

Ngjarja ndodhi më 7 gusht 2025, rreth orës 13:30, kur i burgosuri Gjorgje Radomiroviq, shtetas kosovar i nacionalitetit serb, u largua nga ambientet e punëtorisë brenda institucionit, ku ishte angazhuar për shkak të statusit të tij të avancuar.

banner

Radomiroviq ishte dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasje, ndërsa në momentin e arratisjes i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj për të vuajtur. Ai gjithashtu ishte përfshirë në listën e personave që mund të përfitonin lirimin me kusht.

Njësitë policore janë në kërkim intensiv të të arratisurit, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy