OKB kundërshton ashpër planin e Izraelit për pushtimin e Gazës

by engel

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar fuqishëm kundër planit të shpallur nga qeveria izraelite për një ofensivë të plotë ushtarake në qytetin e Gazës, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Reagimi i OKB-së erdhi menjëherë pas mbledhjes dhjetëorëshe të Këshillit të Sigurisë të Izraelit, ku kryeministri Benjamin Netanyahu mori vendimin për fillimin e operacionit në Gaza.

banner

“Plani për pushtimin e Gazës duhet të ndalet menjëherë”, thuhet në deklaratën zyrtare të OKB-së.

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, e quajti planin “shkelje e drejtpërdrejtë” e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka kërkuar nga Izraeli përfundimin e çdo veprimi pushtues, zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe respektimin e të drejtës së palestinezëve për vetëvendosje.

Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, në një konferencë për media theksoi se organizata kundërshton çdo përshkallëzim të konfliktit. Ai paralajmëroi për rrezikun e një katastrofe humanitare në rast të zgjerimit të operacioneve ushtarake.

“Situata është tashmë jashtëzakonisht e rëndë – me mbi 60,000 viktima në dy vitet e fundit dhe kërcënimin serioz të urisë dhe mungesës së ndihmës. Çdo përshkallëzim e përkeqëson më tej këtë krizë,” tha ai.

OKB ka shprehur shqetësimin e saj të vazhdueshëm për sigurinë e civilëve dhe ka theksuar se ndihma humanitare do të bëhet edhe më e vështirë nëse konflikti përshkallëzohet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy