Aktgjykimi i Kushtetueses, Bogujevci hidhet në sulm: S’ka më demokraci përfaqësuese në Kosovë

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar rëndë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci e ka sulmuar rëndë Gjykatën Kushtetuese për lidhje me ish-koalicionin PAN (PDK-AAK-Nisma) dhe për Radomir Llabanin, gjyqtarin serb.

banner

Bogujevci ka thënë se demokracia përfaqësuese në Kosovë, mori fund me këtë aktgjykim, sipas të cilit u konstatua se kryesuesi Avni Dehari e shkeli aktgjykimin paraprak të Gjykatës.

“Demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më”, tha ajo. “Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari”.

“6 gjyqtarë, nga të cilët 5 nga koha e PAN-it dhe njëri i lidhur me Serbinë, shkelin vullnetin e popullit, riinterpretojnë vendimin e vet dhe gjejnë shkelje veçse te Avni Dehari”, tha Bogujevci, në një shkrim në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy