Armando Broja përfundon testet mjeksore te Burnley

by jonzefaj

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja i ka kryer me sukses testet mjekësore te Burlney dhe është vetëm çështje kohe përpara se të prezantohet te skuadra e re.

Mediumet angleze raportojnë se kanë mbetur edhe disa çështje për t’u finalizuar ndërmjet Burnleyt dhe Chelseat, përpara se Broja të zyrtarizohet.

banner

Bëhet fjalë për çështjen financiare, ku Burnley duhet të paguajë 25 milionë euro për kartonin e sulmuesit 23-vjeçar.

Broja me Burnleyn do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe pritet të prezantohet këtë vikend tek ekipi i rikthyer në Premier League për sezonin e ri.

Broja kishte kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa ka qenë i huazuar te Vitesse, Southamptoni, Fulhami e Evertoni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy