Abdixhiku takon Hargreaves: Vendimi i sotëm i Gjykatës fitore e madhe për demokracinë dhe Republikën

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Abdixhiku ka treguar përmes rrjetit social Facebook, se në këtë takim kanë folur për zhvillimet e fundit politikë në vend – në theks të veçantë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

banner

“Diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në Kuvend; dhe qëndrimin tonë të palëkundur si Lidhje Demokratike e Kosovës ndaj kësaj çështjeje”, ka thënë ai.

Tutje, Abdixhiku tha t’i ketë thënë ambasadorit se vendimi i sotëm i Gjykatës përbën një fitore të madhe për demokracinë dhe Republikën e Kosovës.

“Theksova para ambasadorit Hargreaves se vendimi i sotëm i Gjykatës përbën një fitore të madhe për demokracinë dhe për Republikën tonë. Ky vendim konfirmon plotësisht të drejtën e kërkesës dhe lëndës që ne e kemi dorëzuar si LDK – dhe përforcon qëndrimin tonë të qartë, të mbajtur që nga dita e parë: se demokracia nuk mund të shtypet, e Kushtetuta nuk mund të shkelet. Në fund të takimit, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy