Osman Hajdari, i cili para një jave u shkarkua nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është emëruar drejtor i përgjithshëm i Spitalit të Prizrenit.
Në procesin e përzgjedhjes për këtë pozitë, Hajdari ka marrë 88.4 pikë, duke siguruar emërimin në krye të këtij institucioni shëndetësor.
Çuditërisht, emërimi i tij vjen vetëm pak ditë pas largimit nga drejtimi i QKUK-së, duke shënuar një rikthim të shpejtë në një rol udhëheqës brenda sistemit spitalor.


