Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, duke kërkuar nga partitë politike respektimin e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Në deklaratën e publikuar, BE-ja thekson rëndësinë e gjetjes së kompromisit për tejkalimin e ngërçit institucional dhe për zgjedhjen sa më të shpejtë të Kryetarit dhe Zëvendëskryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të përparuar me zgjedhjen e udhëheqjes së Kuvendit. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!”, thuhet në reagim.

