Ferizaj: Vdes një grua pasi bie nga kati i pestë, rrethanat mbeten të paqarta

by engel

Një grua 56-vjeçare ka humbur jetën sot në Ferizaj, pasi në rrethana ende të paqarta ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese banimi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35 në rrugën “12 Qershori”, afër kryqëzimit me rrugën “Zenel Hajdini”.

banner

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore dhe autoambulanca kanë dalë në vendngjarje. Personi është dërguar në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht, pak minuta më vonë, mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj,” deklaroi Veseli.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy