Kadeti i FSK-së, Fatlind Imeraj, diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

by engel

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Oficer Kadeti nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Fatlind Imeraj, ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.

Ceremonia e diplomimit, e cila u mbajt në emër të Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III, u drejtua nga General Sir James Hockenhull, njëri nga figurat më të larta të ushtrisë britanike.

banner

Akademia Ushtarake Sandhurst ofron një shkollim njëvjeçar, i cili përfshin trajnimin dhe përgatitjen e oficerëve për t’u angazhuar në pozita udhëheqëse në forcat e armatosura. Programi përfshin parimet bazë të shërbimit ushtarak, udhëheqjen, taktikat dhe llojet e ndryshme të operacioneve ushtarake. Përveç oficerëve britanikë, në këtë akademi marrin pjesë edhe oficerë kadetë nga vende të ndryshme të botës.

Oficer Kadeti Fatlind Imeraj bëhet kadeti i 32-të nga radhët e FSK-së që përfundon këtë trajnim në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në botë, duke konfirmuar standardet e larta profesionale dhe ndërkombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci ka uruar Kadetin Imeraj për suksesin dhe ka theksuar rëndësinë e zhvillimit profesional të pjesëtarëve të FSK-së në akademitë elitare ndërkombëtare, si një gur themeli për ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme dhe moderne të mbrojtjes në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy