Kreditë në Shqipëri nuk do merren lehtë, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

by Nexhat

Banka e Shqipërisë pret që kërkesa e qytetarëve për kredi hipotekore të bjerë. Politikat e reja për kreditimit dhe situata ne treg do te nikojne tek ulja e kerkeses.

Të marrësh një kredi për të blerë banesë pritet të bëhet më e vështirë. Banka e Shqipërisë ka konstatuar në raportin e fundit mbi Aktivitetin Kreditues se kërkesa nga ana e qytetarëve do të pësojë rënie, ndërkohë që edhe reagimi i sistemit bankar do të jetë me shtrëngim të kushteve. Krejt e kundërta do të ndodhë me bizneset, kushtet e kreditimit të së cilëve do të lehtësohem për të gjitha llojet e kredive

banner

“Përqasja e bankave në kreditimin e bizneseve pritet të mbetet e njëjtë edhe në tremujorin e tretë të vitit, për të gjitha kategoritë e biznesit si edhe në të gjitha kreditë lëvruar sipas qëllimit të përdorimit. Në të kundërt, politikat e kreditimit priten të jenë shtrënguese për individët, kryesisht në segmentin e kredive për blerjen e banesave. Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të mbetet e lartë për çdo lloj qëllimi të përdorimit. Në të kundërt, kërkesa për kredi e individëve pritet të bjerë në tremujorin e tretë, kryesisht në ato për blerje banesash”, thekson raporti.

Përsa i përket tremujorit të dytë të këtij viti, bankat ndoqën politika të ngjashme kreditimi për bizneset në krahasim me një tremujor më parë. Ato ruajtën standarde, kushte e terma kreditimi të njëjta, si edhe miratuan një raport të ngjashëm kredish me një tremujor më parë, në segmentin e bizneseve.

Nga ana tjetër, ato raportuan një shkallë më e lartë miratimi kredish për individët, në sajë të vlerësimeve të bankave për cilësinë e kredimarrësve dhe të historikut të individëve në tregun e punës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy