Aksident i rëndë në Fier – Polici shpëton tre të rinj nga makina në flakë

by informim peje

Pas aksidentit të regjistruar pasditen e sotme në Fier, në zonën e Qafë Koshovicës ku një makinë tip ”Benz’’ humbi kontrollin, pasi u përplas me një pishë dhe u përmbys në rrugë, duke shpërthyer në flakë, tre persona, shoferi dhe dy pasagjerë, të rinj të cilët kanë mbetur të plagosur.

Fatmirësisht të tre kanë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ”falë’’ policit i cili u gjend “në kohën dhe momentin e duhur”.

banner

Një qytetar ka filmuar momentin ku një efektiv polici i cili u gjend në vendngjarje pa pritur zjarrfikësit, ka hyrë mes flakëve dhe ka arritur të nxjerrë të gjallë katër personat e bllokuar në automjet.

Veprimi i tij i guximshëm ka shmangur një tragjedi të madhe.

Qytetari që raportoi ngjarjen shprehet se falë ndërhyrjes së menjëhershme të policit, të plagosurit u shpëtuan nga vdekja e sigurt.

Klajdi Mustaj është efektivi i policisë i cili u bë heroi ditën e sotme duke shpëtuar jetën e tre të rinjve të aksidentuar në Fier.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy