Një burrë gjendet i vdekur në Batushë të Graçanicës, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”

by engel

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Batushë të komunës së Graçanicës, ku një burrë është gjetur i varur në ballkonin e shtëpisë së tij.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është identifikuar si Ismet Saitaj, 68 vjeç, i cili është zbuluar nga fqinji i tij rreth orës 18:30. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë e Stacionit Policor Graçanicë, hetuesit dhe prokurori kujdestar për krime të rënda.

banner

Mjeku kujdestar nga Qendra Mjekësore në Ugljarë ka konstatuar vdekjen në orën 19:20. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka iniciuar rastin si “vdekje e dyshimtë” dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy