“Më pëlqente Parisi”: Eden Hazard zbulon se ishte pranë nënshkrimit me PSG

by informim peje

Në një intervistë të gjatë mbi dy orë në emisionin “Zack en Roue Libre”, të transmetuar në Twitch nga streameri i njohur Zack Nani, Eden Hazard ka zbuluar një episod interesant nga karriera e tij.

Ish-ylli i Chelseat dhe legjenda e kombëtares belge pranoi se ka qenë shumë pranë një transferimi te Paris Saint-Germain pas përfundimit të aventurës së tij me Lille gjatë sezonit 2011-2012.

banner

“PSG kishte tentuar (të më merrte). Kam pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me Nasser (Al-Khelaifi)”, tha Hazard. “Gjatë vitit tim të fundit te Lille, kam shkuar edhe të shikoj një ndeshje të PSG-së. Më pëlqente Parisi… por nuk doja të rikthehesha në Ligue 1, kaq thjesht.”

Ai shtoi se vendimi i tij ishte edhe emocional: “E kisha ndërtuar rrugën time te Lille, dhe nuk më dukej e drejtë që të kthehesha si kundërshtar. Nuk doja të shënoja gola kundër tyre… nuk më shkonte.”

Në maj të vitit 2011, me ardhjen e investimeve nga Katari, PSG filloi të forcohej ndjeshëm financiarisht. Megjithatë, pavarësisht interesimit të klubit parisien, Hazard zgjodhi të vazhdonte karrierën në Premier League, duke nënshkruar me Chelsean, ku do të shkëlqente për shumë vite./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy