Një incident fizik ka ndodhur mbrëmë në një aheng familjar në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, ku është përfshirë këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij.
Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, Kasapi dhe i vëllai dyshohet se janë sulmuar nga disa persona, mes tyre edhe dhëndri i dasmës ku këngëtari kishte për të performuar.
Shkak i përleshjes dyshohet të ketë qenë vonesa e Kasapit në dasmë, ndërsa sipas të njëjtave burime, ai dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulmin. Njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.