Tahiri i AAK-së pas vendimit të Kushtetueses: “Ngërçi aktual është politik, jo më kushtetues”

by informim peje

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ngërçi aktual në vend është politik dhe jo më kushtetues. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai theksoi se vendimi i djeshëm ka sqaruar tri çështje kryesore.

“Votimi për Kryetarin/Kryesinë bëhet vetëm me votim të hapur, çdo kandidaturë mund të paraqitet maksimumi tre herë, si dhe Kuvendi mblidhet çdo 48 orë, për një periudhë 30-ditore, deri në zgjedhjen e Kryetarit/Kryesisë. Ky vendim kërkon nga të gjithë deputetët pjesëmarrje aktive në votim. Por, mbetet një pyetje thelbësore: Çka ndodh nëse deputetët refuzojnë të marrin pjesë ose zgjedhin të mos votojnë?”, shkroi Tahiri.

banner

Sipas tij, nuk ekzistojnë pasoja individuale apo instrumente për të vendosur përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj deputetëve.

Ai shtoi se bllokada politike mund të vazhdojë dhe vendi të mbetet peng i inatit dhe kokëfortësisë.

“Është detyrë e shumicës politike që të gjejnë zgjidhje dhe të mos lejojnë që bllokada të vazhdojë pafundësisht. Është obligim politik i tyre që të respektojnë Kushtetutën dhe njëherësh t’i binden edhe obligimeve të adresuara nga Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy