Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për dy efektivë të Policisë së Durrësit pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku ata shfaqeshin duke përdorur fjalor joetik gjatë një arrestimit.
Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës ka reaguar duke thënë se gjatë arrestimit të dy të rinjve, këta të fundit kanë përdorur forcë kundër punonjësve të policisë.
Ndërkohë ka nisur hetimi për veprimet e policëve si dhe për fjalorin joetik të përdorur gjatë përmbushjes së detyrave funksionale. “‘Do të masakroj, boll, dorëzohu! Këlysh k**ve”, i thotë një prej policëve ndërsa tjetri e qëllon me shuplakë.
I riu i shtrirë në tokë thjesht thotë: “Po na terrorizoni o çuna”.