Edhe në Tetovë një i vrarë nga përleshja me armë zjarri

by Nexhat

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot në orën 12:15 në Tetovë. Në këtë incident të armatosur një 45 vjeçar nga Reçica e Tetovës ka ngelur i vrarë.

Po ashtu një vajzë që ka qenë duke punuar në lokalin për rreth vendit të ngjarjes ka mbetur e lënduar dhe një taksist është shkelur me veturë nga vrasësi, gjatë arratisjes së tij nga vendi i ngjarjes.

banner

Personat e lënduar janë bartur për në Klinikat e Shkupit dhe të Tetovës. Policia dhe Prokuroria kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

Rrethanat dhe arsyet se pse ka ardhur deri te përleshja me armë nuk dihet akoma. Policia në kërkim të dorasit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy