Sveçla nuk e sqaron fotografinë me Shkodrën, “ishte arrestuar nga policia për fajde, por e toleroi sistemi i drejtësisë”

by Nexhat

Ministri i MPB-së në detyrë, Xhelal Sveçla, nuk e ka thënë asnjë fjalë për fotografinë që iu publikua sot në media me Mefail Shkodrën, i dyshuar për vrasjet që ndodhen sot në Gjilan.

Në një postim në profilin e tij në FB, Sveçla shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe shtoi se i dyshuari vjet ka qenë i arrestuar për fajde.

banner

“…ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot”, shtoi ai.

Reagimi i tij i plotë:

Thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë sot në Komunën e Gjilanit, ku tre qytetarë mbetën të vrarë nga tre të dyshuar të cilët tashmë janë shpallur në kërkim. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet.

Në këtë ngjarje të rëndë nuk mund të mos jem jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria e Gjyqësori, janë duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri. Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor i vrasjes së sotme ka qenë i arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot.

Është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë e të mos ketë tolerim për asnjë kriminel e asnjë veprimtari kriminale. Qytetarët duhet ta kenë shtetin garant të sigurisë dhe jo të ndihen të frikësuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy