Zjarret në Shqipëri: Flakët përhapen me ritme alarmante

by Nexhat

Situata me vatrat e zjarrit që kanë përfshirë disa fshatra të Finiqit është përkeqësuar. Në ditën e gjashtë, flakët po përhapen me ritme alarmante.

Zjarri nisi në malin e Dhrovjanit dhe ka kaluar fshat pas fshati duke lënë pas gjurmë të dukshme nga djegia. Përgjatë gjithë natës ekipet të terren kaluan orë të vështirë për të vënë nën kontroll zjarrin. Aksioni u zhvillua në fshatrat Livinë, Krongj, Velahovë, dhe këtë të dielë edhe në fshatin Ardhasovë.

banner

Në fshatin Krongj është djegur Kisha e fshatit. Në Livinë dhe Velahovë janë djegur disa shtëpi. Për të siguruar jetën e banorëve, u evakuuan 15 familje nga fshati Velahovë dhe 36 familje nga fshati Livinë.

Zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak edhe të erës dhe temperaturave të larta.  Më problematike raportohet vatra mbi fshatin Hardhasov në bazë dhe të erës ka marrë drejtim jugor për në Navaricë si dhe në drejtimin perëndimor të fshatrave Fitore dhe Krane. Vatrat e kanë shtrirje të madhe dhe në terren të thyer, çka pengon operimin me mjete. Forcat zjarrfikëse të Finiqit, Sarandës, Konispolit dhe Delvinës, ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte tepër të vështira për të vënë nën kontroll vatrat aktive. Në fshatin Dhrovjan po operon edhe avioni kroat Canadair.

Ministria e Mbrojtes njofton se në orët e para të mëngjesit, u realizua një operacion për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri.

Ndërkohë, për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.

Në terren do të vazhdojnë të qëndrojnë forcat operacionale për të kontrolluar çdo hapësirë që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë gjatë kësaj të diele.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar dhe 7 vijojnë aktive.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes për shkak të terrenit të vështirë është e vështirë ndërhyrja nga toka në vendin e quajtur “Rëzom”, në afërsi të Tunelit të Skërficës, ku zjarri ka përfshirë një sipëfaqe pyjore me bredh dhe shkurre. Një vatër aktive raportohet edhe në fshatin Bolernë të Himarës.

Nën kontroll janë vatrat e zjarrit në fshatin Malaj i Epërm të Rrëshenit si dhe Plan ii Bardhë në klos. Ndërkohë, në fshatin Zagore të Malësisë së Madhe po punohet në terren të vështirë për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy