Kallas thërret takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

by engel

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thirrur për sot një takim virtual të ministrave të jashtëm të BE-së për të diskutuar zhvillimet në Ukrainë dhe qëndrimin e unionit ndaj bisedimeve të mundshme SHBA–Rusi.

Kallas theksoi se çdo marrëveshje mes Uashingtonit dhe Moskës duhet të përfshijë patjetër Ukrainën dhe Bashkimin Evropian, duke e konsideruar këtë një çështje të sigurisë për të gjithë Evropën. “SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht i përkasin Ukrainës dhe çdo zgjidhje e negociuar nuk duhet të hapë rrugën për agresion të mëtejshëm,” tha ajo.

banner

Në takim pritet të diskutohet edhe situata në Lindjen e Mesme dhe Gaza.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se çdo vendim që merret pa pjesëmarrjen e Kievit është “vendim kundër paqes” dhe “i destinuar të dështojë”.

Të dielën, udhëheqësit kryesorë të BE-së, përfshirë Emmanuel Macron, Giorgia Meloni, Olaf Merz, Donald Tusk, Keir Starmer, Ursula von der Leyen dhe Alexander Stubb, përsëritën se “rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën” dhe se “kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”.

Këto reagime vijnë pas një propozimi rus për armëpushim, i cili parashihte shkëmbimin e territoreve të Donetskut dhe Luhanskut në këmbim të ndalimit të luftimeve. Zyrtarë ukrainas dhe evropianë i janë përgjigjur me një kundërpropozim, duke kërkuar armëpushim dhe përfshirjen e tyre në çdo proces negociues. Propozimi u diskutua të shtunën në Mbretërinë e Bashkuar me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë nënpresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy