Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë mbetur pa paga tash e 11 ditë, për shkak të mungesës së buxhetit, i cili ende nuk është ndarë nga Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Gazetarja e RTK-së, Jehona Zhitia, ka ndarë në rrjete sociale një mesazh që i ka dërguar banka, duke ia kujtuar pagesën e këstit të kredisë.
“Dita e 11 pa rrogë, interesi i kredisë po rritet çdo ditë. Banka ma kujtoi që në mëngjes. Unë po i vuaj pasojat, por fajtori është diku tjetër,” ka shkruar Zhitia.
Situata ka ngritur shqetësime mes punonjësve të RTK-së, të cilët po përballen me vështirësi financiare për shkak të vonesës së pagave.