Prokuroria Speciale: Mefail Shkodra po hetohet edhe për dy raste të tjera – njëherë ishte liruar me dorëzani

by engel

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se përveç rastit të vrasjes së trefishtë në Gjilan, i dyshuari Mefail Shkodra po hetohet edhe në dy raste të ndara penale.

Sipas komunikatës së publikuar nga PSRK, më 25 prill 2025 Policia e Kosovës ka paraqitur një kallëzim penal ndaj Shkodres nga qytetari B.H. Po atë ditë, Prokuroria ka nisur veprimet hetimore dhe ka autorizuar hetuesit policorë për ndërmarrjen e masave të nevojshme ligjore.

banner

“Në këtë rast, Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, pasi në fazën fillestare të procedurës ishin të nevojshme veprime të tjera hetimore për verifikimin e pretendimeve dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Paraburgimi mund të kërkohet vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale,” thuhet në njoftim.

Në rastin e parë, Shkodra dhe një person tjetër me inicialet E.SH. kishin qëndruar në paraburgim për katër muaj për disa vepra penale, përfshirë fajden dhe detyrimin. Pas kërkesës së avokatëve për zëvendësimin e masës me dorëzani, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte përcjellë kërkesën për vlerësim në Prokurori. Pas analizës, PSRK kishte propozuar ndryshimin e masës së sigurisë dhe Gjykata kishte miratuar lirimin me dorëzani, duke konstatuar se nuk ekzistonin më kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit.

Prokuroria bën të ditur se, në kuadër të këtij hetimi, janë sekuestruar në total nëntë prona të paluajtshme që lidhen me të pandehurit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy