Haxhiu: Vetëm 4 të dënuar dhe 8 të paraburgosur për fajde nga 1,752 të burgosur në Kosovë

by engel

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nga 1,752 persona që ndodhen aktualisht në burgjet e Kosovës, vetëm 4 janë të dënuar për veprën penale të fajdes, ndërsa 8 të tjerë po mbahen në paraburgim për të njëjtën vepër.

Duke iu referuar të dhënave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Haxhiu e ka quajtur këtë situatë alarmuese, sidomos në kontekstin e rastit të Mefail dhe Edonis Shkodrës – dy të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan – të cilët u liruan me dorëzani në tetor të vitit të kaluar, vetëm tre muaj pas arrestimit për fajde dhe detyrim.

banner

“Ky realitet tregon se, pavarësisht ndikimit të madh dhe pasojave shpesh tragjike që kanë këto vepra, sistemi ynë i drejtësisë nuk po i trajton me seriozitetin e duhur,” shkroi Haxhiu.

Ajo theksoi se fajdeja nuk është vepër e izoluar, por pjesë e një zinxhiri kriminal që godet shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, duke rritur ndjenjën e padrejtësisë.

Ministrja kërkoi rishikim urgjent të politikave ndëshkimore dhe forcim të hetimeve e ndjekjes penale për këto vepra.

“Nuk mund të flasim për shtet të së drejtës nëse kriminelët ecin të lirë, ndërsa viktimat jetojnë në frikë dhe pasiguri,” përfundoi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy