Si do të veprojë LDK-ja në seancat e ardhshme për konstituim? Flet Zemaj

by Nexhat

Armend Zemaj nga LDK-ja në Tëvë1 ka folur rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Zemaj tha se LDK-ja do ta presë vendimin e plotë, në mënyrë që pastaj të veprojë me normat shpjeguese.

banner

“Ne duhet ta presim vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese. Pasi që pa qenë vendimi i plotë edhe normat nuk janë të shpjegueshme. Duhet ta kemi durimin në kuptimin e asaj që besojmë në parimet e ndarjes së pushtetit dhe në atë se çfarë përfaqëson Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Ndërkohë, ai tha se qëndrimet e LDK-së sa i përket votimit për kryetar të Kuvendit janë keqpërdorur.

“Po keqpërdoren nganjëherë qëndrimet e LDK-së, duke tentuar që të na bëjnë neve palë dhe duke na përfshirë në ngurtësinë dhe në këtë logjikë, në të cilën po udhëheqë LVV-ja. Ne kemi thënë që s’do ta votojmë asnjë kandidat, por ne kemi thënë që të na mundësohet të votojmë, edhe vota kundër është votë”, tha ai.

Ndërkohë, në seancat e radhës, Zemaj thotë se në bazë të deklaratave të VV-së karshi Gjykatës Kushtetuese, nuk pritet të ketë pritshmëri për konstituim.

“Ato çfarë po i shohim si deklarime dorën në zemër ka pas pritshmëri. Nëse i shohim eksponentët e VV-së duke e atakuar Gjykatën Kushtetuese dhe thonë se ‘kjo është e papranueshme’. Kjo të len me nënkuptua që nuk ka pritshmëri të madhe. Ajo që është e mirë është se do të ketë një afat dhe një emër”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy