Taulant Kelmendi, zyrtarisht kandidat për kryetar të Pejës nga Lëvizja Vetëvendosje

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Taulant Kelmendit për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet e 12 tetorit.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Sekretarin e Lëvizjes Alim Rama, deputeten Fatmire Kollçaku dhe ish-deputetin Gramos Agusholli.

banner

Ata shprehën mbështetje të plotë për Kelmendin, duke e vlerësuar si njeriun që Pejës i ka munguar deri më tani.

“Taulant Kelmendi është kryetari që Peja ka pritur – plot energji, përvojë dhe vizion për ta kthyer potencialin e qytetit në zhvillim të vërtetë,” thuhet në njoftimin e VV-së.

Sipas Lëvizjes, qytetarët e Pejës po kërkojnë ndryshim dhe kjo kandidaturë përfaqëson besimin, shpresën dhe vendosmërinë për ta bërë këtë ndryshim realitet.

VV vlerëson se Peja, si qytet me potencial të jashtëzakonshëm në kulturë, sport, bujqësi dhe turizëm, nuk mund të mbetet më “peng i stagnimit”, dhe se Kelmendi do të jetë udhëheqësi që “dëgjon, bashkëpunon dhe përballet me sfidat” për ta çuar qytetin drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

“Me Taulantin, Peja do të ketë kryetar që punon çdo ditë për t’i përmirësuar jetët e njerëzve,” thuhet më tej në deklaratë.

Lëvizja u bënë thirrje qyetarëve që më 12 tetor të votojnë për “një Pejë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më transparente”.

Kujtojmë se Taulant Kelmendi aktualisht është zëvendësministër në detyrë i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy