Raporti i DASH: Kosova jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

by informim peje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar se Kosova ka qenë jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut.

Në raportin vjetor që u publikua sot, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë, janë dhënë edhe vlerësime specifike për situatën në Kosovë.

banner

Në pjesën kushtuar Kosovës thuhet se qeveria ka ndërmarrë “hapa kredibilë, por jokonsistentë” në identifikimin dhe hetimin e zyrtarëve të përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut, raporton Radio Evropa e Lirë (REL).

Raporti përmend gjithashtu shqetësimet e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), të cilat tregojnë se mediat janë bërë disa herë objekt i fushatave të shpifjeve.

“AGK-ja ka raportuar se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe anëtarë të partisë në pushtet, janë përfshirë në fushata shpifjeje me qëllim minimin e besimit të publikut në media”, thuhet në raport.

Po ashtu, përmenden raste kur zyrtarë qeveritarë kanë linçuar publikisht gazetarët.

“Gazetarët kanë pohuar se presioni nga politikanët dhe grupet e organizuara kriminale ka rezultuar shpesh në vetëcensurë. Disa prej tyre janë përmbajtur nga raportimet hulumtuese për shkak të frikës për sigurinë fizike apo për vendin e punës. Në disa raste, gazetarëve u janë ofruar përfitime financiare në këmbim të raportimeve pozitive ose të braktisjes së hulumtimeve”, thuhet më tej në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy