Haziri: Koalicioni LDK–LVV ishte më i dashuri për qytetarët, por u prish për interesat e Albin Kurtit

by engel

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se koalicioni mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë bashkëpunimi më popullor dhe më i dashur që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Në një intervistë për Tëvë1, Haziri ka kujtuar se në vitin 2019 dy partitë ishin shumë pranë krijimit të një liste të përbashkët parazgjedhore, por marrëveshja dështoi për një arsye të vetme.

banner

“Koalicion më popullor dhe më të dashur se ai LDK–LVV Kosova nuk ka pasur. I pari dhe i dyti kishin ndërtuar platformë të përbashkët dhe ishim shumë afër për ta bërë një listë të përbashkët parazgjedhore. Por kjo nuk u realizua sepse Albin Kurti nuk e pranoi që Vjosa Osmani të ishte me numrin 1 në listë. E ka dashur vetë atë pozitë. Kjo ka qenë e gjitha, vetëm problem i numrit”, ka theksuar Haziri.

Sipas tij, pavarësisht pritjeve të mëdha nga ky bashkëpunim, mosmarrëveshja për kreun e listës elektorale e pengoi finalizimin e koalicionit që, sipas tij, kishte mbështetjen më të madhe qytetare në historinë e zgjedhjeve të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy