Çitaku reagon për emërimin e anëtarit të VV’së në krye të ATK’së: Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?

by Nexhat

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas emërimit të anëtarit të VV’së Mentor Hyseni në krye të ATK’së.

Ajo ka thënë se “e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit”.

banner

“Albin Kurti paska emëruar militantin partiak, ish-kandidatin për deputet Mentor Hyseni, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin. Ende besoj se e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit. Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?”, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy