Qeveria Kurti humb betejën në Kushtetuese – Kujdesi mendor është lënë pas dore

by engel

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka goditur Qeverinë Kurti, duke e shpallur të kundërkushtetues vendimin e saj të 27 dhjetorit 2023 për statutin e ShSKUK-së. Aktgjykimi u mor unanimisht, pa asnjë votë kundër, duke dëshmuar se Qeveria ka vepruar në shkelje të hapur të Kushtetutës.

Sipas Kushtetueses, Qeveria ka përjashtuar kujdesin mendor nga shërbimet e detyrueshme në spitalet e përgjithshme – një vendim që jo vetëm bie ndesh me nenin 51 të Kushtetutës, por cenon drejtpërdrejt të drejtat themelore të qytetarëve. Mungesa e këtij shërbimi është edhe në kundërshtim me Ligjin për Shëndetin Mendor, që kërkon praninë e Departamentit të Psikiatrisë në çdo spital të përgjithshëm.

banner

Ky dështim institucional vjen në një kohë kur shëndeti mendor në vend është në krizë, dhe vendimmarrësit, në vend që të garantojnë mbrojtjen e tij, zgjedhin ta përjashtojnë nga strukturat bazë të kujdesit shëndetësor.

Gjykata i ka dhënë urdhër Qeverisë që të ndryshojë dhe harmonizojë nenin problematik, një hap i detyruar pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë dhe Odës së Mjekëve.

Ky është vetëm një nga një varg humbjesh të Qeverisë në Kushtetuese, të cilat, në vend që të shërbejnë si mësim për respektimin e ligjit, janë shoqëruar me sulme dhe fushata linçuese ndaj institucionit më të lartë për mbrojtjen e kushtetutshmërisë.

Në një tjetër rast të rëndësishëm, Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar shkeljet e procedurës nga kryesuesi Avni Dehari gjatë konstituimit të Kuvendit, duke urdhëruar kthimin te rendi i ditës dhe votimin e hapur të Kryetarit, siç ishte rënë dakord mes partive politike në prill.

Kjo seri vendimesh tregon se pushteti ekzekutiv jo vetëm po humbet terren ligjor, por po humbet edhe kredibilitetin në respektimin e standardeve kushtetuese dhe demokratike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy