Gjykata e Hagës ia ndalon takimin me babanë – djali i Fadil Fazliut: “Po e përjetoj si një dënim të dytë”

by engel

Në një histori që ka lënë të tronditur familjen dhe opinionin publik, djali i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, prej gati një viti nuk ka mundur as ta shohë e as ta dëgjojë të atin, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë nën akuzat për pengim të drejtësisë.

Fahri Fazliu rrëfen se Gjykata e Hagës ia ka ndaluar çdo formë kontakti me babanë, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes që ka mundësi ta vizitojë. Ai e quan këtë vendim jo vetëm të pakuptimtë, por edhe një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut.

banner

“Këtë muaj bëhen plot 9 muaj që nuk mund ta shoh babin, as përmes videolidhjes, as fizikisht. Ai po mbahet atje padrejtësisht dhe mua po më mohohet e drejta elementare si bir. Është një mërzi e madhe, një dhimbje që nuk po përshkruhet dot”, thotë Fahriu me zërin e thyer.

Në dhjetor, kur familja kishte kërkuar leje për vizitë, nga Dhomat e Specializuara iu kthye një përgjigje e ftohtë: “Nuk mundesh ta takosh”, pa dhënë asnjë arsyetim pse. Kjo heshtje nga institucionet, sipas tij, është edhe më e rëndë se ndalimi vetë.

Fahriu e përshkruan mungesën e babait si një boshllëk të pamatë.

“Mungesa ndihet në çdo moment – në shtëpi, në përvjetorët e dëshmorëve, në shoqëri. Ditëlindja e tij kaloi në heshtje e mall. Ndihem sikur po e përjetoj një dënim të dytë, pa qenë fare fajtor,” shprehet ai.

Megjithëse nuk sheh një institucion ku të gjejë drejtësi, ai mban shpresën se e vërteta do të dalë në shesh dhe se një ditë do t’i shtrëngojë përsëri dorën babait të tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy