Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti: “Zjarrfikësit e Lipjanit – heronjtë tanë të përditshëm”

by engel

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim të ngrohtë e miqësor me zjarrfikësit e qytetit, për t’ua shprehur personalisht falënderimin dhe mirënjohjen për punën e tyre të jashtëzakonshme.

“Ju jeni heronjtë tanë të përditshëm. Çdo intervenim i juaji është një akt guximi dhe përkushtimi për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve tanë,” u shpreh kryetari Ahmeti.

banner

Vetëm gjatë këtij viti, njësia e zjarrfikësve në Lipjan ka realizuar mbi 370 intervenime, duke u përballur çdo ditë me zjarre, aksidente dhe rreziqe të tjera, shpeshherë duke rrezikuar jetën e tyre për sigurinë e komunitetit.

Kryetari Ahmeti theksoi se komuna do të vazhdojë të mbështesë zjarrfikësit me pajisje dhe kushte më të mira pune, si dhe të investojë në trajnime moderne për t’i përgatitur për çdo situatë emergjente.

“Faleminderit dhe mirënjohje për gatishmërinë dhe sakrificën tuaj të vazhdueshme. Lipjani është krenar me ju,” ka thënë Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy