Egli Tako reagoi pas aludimeve për një lidhje të re: “Mjaft me shpifje, do veproj ligjërisht”

by informim peje

Pas disa pamjeve që qarkulluan në rrjet ku ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, shihej e afërt me një djalë në një bar buzë plazhit, u përhapën hamendësime se ajo kishte nisur një histori të re dashurie.

Këto aludime erdhën vetëm pak ditë pasi Egli ishte shprehur publikisht se është beqare dhe e lumtur.

banner

Përmes disa postimeve në Instastory, Egli reagoi ashpër, duke mohuar thashethemet dhe duke bërë thirrje për respektimin e privatësisë së saj dhe të personave që e rrethojnë.

“Unë nuk ndryshoj as shoqërinë dhe as qasjen time me ta vetëm sepse sot gëzoj më shumë ndjekës.

Jam e njëjta Egli si për ta, ashtu edhe për mua. Këtë nuk e ndryshojnë dot gojët e liga,” shkroi ajo, duke paralajmëruar se ky do të jetë reagimi i saj i fundit publik për këtë çështje dhe se në të ardhmen do të veprojë në rrugë ligjore.

Në një tjetër Instastory, ajo iu drejtua mediave dhe komentuesve me tone të ashpra:

“Ky reagim sot shkon vetëm për respekt të jetës dhe privatësisë së rrethit tim shoqëror, që nuk ua ka fare borxh. Mjaft me shpifje dhe trillime, stop, mjafton!”

Egli gjithashtu bëri të qartë se nuk do t’i japë më asnjë shpjegim publik për jetën e saj private dhe i kujtoi ndjekësve të mos supozojnë se do ta ekspozojë kaq lehtë një lidhje, edhe nëse do ta kishte.

Rrjeti social dhe komentet e shumta kanë bërë që ish-banorja të marrë këtë vendim, duke vendosur të mbrojë privatësinë e saj dhe të rrethit të afërt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy