18-vjeçari italian shumë pranë Liverpoolit, shqetësim mbeten minutat në Premier League

by informim peje

Mbrojtësi i talentuar italian, Giovanni Leoni, është shumë pranë një transferimi te Liverpooli. Klubi anglez ka përgatitur një ofertë prej 35 milionë eurosh (së bashku me bonuset) për Parmën, dhe marrëveshja pritet të finalizohet brenda javëve në vijim.

18-vjeçari ka tërhequr interesin e disa skuadrave të njohura në Serie A, por vetë lojtari shihet i tunduar nga mundësia për t’u bashkuar me “The Reds”. Megjithatë, një pikëpyetje e madhe mbetet hapësira që do të ketë në fushë.

banner

Liverpooli është gjithashtu në negociata për mbrojtësin Marc Guehi nga Crystal Palace, një tjetër investim i rëndësishëm në repartin difensiv. Kjo rrit konkurrencën dhe mund të ndikojë te minutat që Leoni do të marrë në Premier League — çka përbën një shqetësim të veçantë për përfaqësuesit e tij, me synimin për një ftesë në kombëtaren italiane për Kupën e Botës.

Si zgjidhje, po shqyrtohet mundësia që Leoni të qëndrojë edhe një sezon në huazim te Parma, për të siguruar vazhdimësi në zhvillim dhe minutazh. Megjithatë, Liverpooli nuk preferon këtë opsion, për shkak të mungesës së thellësisë në prapavijë.

Plani i klubit anglez është që Leoni të integrohet menjëherë në skuadër dhe të mësojë nga lideri i mbrojtjes, Virgil van Dijk, duke u përgatitur gradualisht për nivelin e lartë të Premier League.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy