Harry dhe Meghan firmosin sërish me Netflix – çfarë fshihet pas marrëveshjes?

by informim peje

Pas suksesit të docu-serisë së tyre, Harry dhe Meghan kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi me Netflix, por me kushte më të kufizuara, njoftoi të hënën gjiganti i transmetimeve online.

Çifti, i cili kishte nënshkruar një kontratë ekskluzive me Netflix në vitin 2020, do të vazhdojë të zhvillojë projekte filmike dhe seriale, por tani Netflix ka të drejtën të pranojë ose refuzojë çdo projekt përpara se ai t’u ofrohet studiove të tjera.

banner

Kushtet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë publike, por sipas raportimeve, ajo konsiderohet më pak fitimprurëse krahasuar me marrëveshjen fillestare, ndonëse u jep më shumë fleksibilitet producentëve.

Në një deklaratë zyrtare, Bela Bajaria, drejtoreshë e përgjithshme e përmbajtjes në Netflix, e përshkroi çiftin si “zëra me ndikim, historitë e të cilëve gjejnë jehonë tek publiku anembanë botës”. Nga ana e saj, Meghan Markle është shprehur se është “krenare” që po e vazhdon këtë partneritet me platformën.

Një serial me 23 milionë shikime

Princi Harry dhe Meghan kishin nënshkruar kontratën e parë me Netflix në vitin 2020, për një shumë të përllogaritur rreth 100 milionë dollarë, ndonëse ajo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, ata prodhuan dokumentarin “Harry & Meghan”, i cili tregon për ndarjen e tyre nga familja mbretërore britanike. Seriali pati sukses të madh, me 23 milionë shikime brenda katër ditëve të para, një rekord për dokumentarët në Netflix.

Çifti gjithashtu prodhoi serinë “With love, Meghan”, e cila u kritikua nga shtypi anglo-sakson, por gjithsesi arriti pesë milionë shikime vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, duke u bërë emisioni më i ndjekur i gatimit në platformë.

Marrëveshja e re përfshin edhe një sezon të dytë të “With love, Meghan”, si dhe një episod special që do të transmetohet në dhjetor, konfirmoi Netflix.

Nga pallatet mbretërore në Hollywood

Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan në vitin 2018, përpara se të largoheshin nga familja mbretërore britanike dhe të vendoseshin në Kaliforni, ku sot jetojnë dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre si producentë dhe figura publike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy