Ngjarja tragjike e vrasjes së trefishtë në Gjilan, e ndodhur pak ditë më parë, ka shkaktuar zemërim të madh tek qytetarët. Si reagim ndaj kësaj ngjarjeje, është thirrur protestë për të premten në mbrëmje.
Sipas mediave lokale, protesta do të mbahet sonte nga ora 19:00 para Gjykatës Themelore në Gjilan, ku pritet pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve që kërkojnë drejtësi.
Ndërkohë, të dyshuarit Mefail Shkodra, Engjull Shkodra dhe Edonis Shkodra vazhdojnë të jenë në arrati. Ata dyshohen se ekzekutuan babë e bir, Selman dhe Edmond Hasani, si dhe familjarin e tyre, Abedin Hoxha.
Organizatorët e protestës theksojnë se ky tubim do të jetë paqësor, por me kërkesë të qartë që autorët e ngjarjes makabre të kapen dhe të përballen me drejtësinë.