FBI: 10 milionë dollarë për ish-lojtarin olimpik – Akuzohet për trafik dhe vrasje

by informim peje

Ish-lojtari olimpik i snowboard, Ryan James Wedding është përfshirë në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI-së. Kanadezi akuzohet për kontrabandë kokaine me vlerë miliarda dollarë.

Ëedding u padit në shtator 2024, së bashku me 15 persona të tjerë, për organizimin e një rrjeti kontrabande kokaine që shtrihej nga Kolumbia, përmes Meksikës, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

banner

Një ofertë prej 10 milionë dollarësh është vënë në dispozicion për kapjen e tij nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

FBI-ja beson se ai fshihet në Meksikë, ose se ka ndryshuar prej kohësh përshkrimin e tij personal nëpërmjet kirurgjisë plastike. Përveçse kërkohet për trafik droge, ai akuzohet edhe për katër vrasje.

Midis tyre është edhe të shtënat në nëntor 2023, kur u vranë turistë indianë që ishin shënjestra aksidentale.

Besohet se kanadezi po përdor lidhjet e tij me një kartel droge për t’iu shmangur autoriteteve.

Ish-lojtari lindi në provincën kanadeze të Ontarios, në një familje skiatorësh. Babai i tij ishte skiator profesionist, xhaxhai i tij ishte anëtar i ekipit kombëtar dhe gjyshërit e tij drejtonin një klub lokal skish.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy