Hezbollah: Nuk dorëzohemi, do të luftojmë deri në fund – Qassem kundër planit të çarmatimit

by engel

Kreu i Hezbollahut, Naim Qassem, ka paralajmëruar për përballje të hapur, deri në luftë, nëse qeveria e Libanit vijon me planin për çarmatosjen e grupit militant. Ai e ka cilësuar këtë nismë si një përmbushje të interesave të SHBA-së dhe Izraelit.

Javën e kaluar, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që i kërkon ushtrisë hartimin e një plani për çarmatosjen e Hezbollahut, me afat zbatimi deri në fund të vitit, duke i hapur rrugën sfidës më të madhe ndaj këtij grupi që nga fundi i luftës civile në vitin 1990.

banner

Qassem e ka quajtur vendimin “të rrezikshëm” dhe një kërcënim që mund të sjellë kriza më të mëdha, duke “zhdukur rezistencën e Libanit” në rast nevoje për mbrojtje ndaj agresorëve. Ai është zotuar se Hezbollah nuk do t’i dorëzojë armët dhe ka kërcënuar se çdo përpjekje e qeverisë për t’u përballur me ta do të përfundojë në konflikt të armatosur.

“Lëvizja jonë do të luftojë një betejë historike kundër projektit amerikano-izraelit, nëse është e nevojshme. Askush nuk do të mbetet gjallë nëse na sfidojnë”, ka deklaruar ai.

Qassem ka akuzuar ekzekutivin libanez se mban përgjegjësinë e plotë për çdo krizë apo shkatërrim që mund të pasojë, por ka theksuar se ende ka hapësirë për dialog, duke hedhur poshtë idenë e protestave për momentin. “Kjo është toka jonë e përbashkët, atdheu ynë i përbashkët. Jetojmë së bashku dhe nuk ka fat tjetër për Libanin”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy