Kosova dhe Maqedonia e Veriut pranuan sot autblinda ushtarakë nga SHBA: Në Kosovë nuk mori pjesë Ambasadorja Amerikane në Shkup po!

by engel

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pranoi sot një kontingjent të ri autoblindash të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Komandantit të FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheut ushtarak amerikan, Nënkolonel Jonathan Shaw. Por ajo që ra në sy ishte mungesa e Ambasadores në detyrë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Mungesa e përfaqësimit diplomatik në nivel ambasadori në një ngjarje të tillë ka ngacmuar opinionin dhe ngre pikëpyetje në qarqet mediatike dhe politike. Kjo mungesë u bë edhe më e ngacmuese kur ceremonia në Prishtinë krahasohet me ceremoninë paralele të mbajtur në Shkup, ku Ambasadorja amerikane Angela Aggeler mori pjesë aktivisht në dorëzimin e 29 automjeteve taktike të avancuara për Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe zyrtarëve të lartë të mbrojtjes.

banner

Në Shkup, Aggeler mbajti një fjalim publik ku theksoi angazhimin e SHBA-së për sigurinë rajonale dhe rolin e Maqedonisë së Veriut si aleat i palëkundur në NATO. Kjo dërgesë e fundit e çon numrin total të automjeteve JLTV të dorëzuara në vendin fqinj në 67, që nga nisja e programit në vitin 2019.

Analistët e marrëdhënieve ndërkombëtare po e lexojnë këtë diferencë në nivelin e përfaqësimit si një sinjal diplomatik që meriton vëmendje. Ndërsa partneriteti ushtarak me Kosovën mbetet i fortë dhe i konsoliduar, mungesa e ambasadores në një ceremoni të tillë mund të reflektojë nuanca të pazëshme në komunikimin diplomatik mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti, në një postim publik, e cilësoi furnizimin si “një dëshmi e partneritetit të palëkundur me SHBA-të” dhe një hap të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy