Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Serbi

by engel

Protestat antiqeveritare në Serbi kanë vazhduar edhe të premten mbrëma në disa qytete, ku nuk munguan incidentet.

Në qendër të Beogradit, xhandarmëria u përplas me demonstruesit, ndërsa tensione pati edhe në Bulevardin e Mbretit Aleksandër. Protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe dogjën kontejnerë, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe përdori automjete të blinduara për shpërndarjen e tyre. Raportohet se gjatë përplasjeve pati të lënduar.

banner

Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe në ditët e kaluara, kur protestuesit antiqeveritarë u përballën me aktivistë të Partisë Progresive Serbe (SNS), të cilët i goditën me mjete piroteknike.

Lëvizja e udhëhequr nga studentët ka hyrë në muajin e nëntë të saj, me kërkesën kryesore që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për shembjen e një strehe betoni në stacionin e trenit në Novi Sad, më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Në Novi Sad, protesta e së premtes përfundoi zyrtarisht rreth orës 22:30 dhe u zhvillua pa incidente. Megjithatë, në shumë qytete, mobilizimi u organizua si reagim ndaj sulmeve të mbështetësve të SNS ndaj kundërshtarëve të pushtetit në Vërbas dhe Baçka Palankë më 12 gusht.

Qeveria serbe mohon çdo përgjegjësi për aksidentin tragjik dhe refuzon të shpallë zgjedhje të parakohshme, një nga kërkesat kryesore të protestuesve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy