KQZ: Votuesit me postë nuk figurojnë në listat brenda Kosovës – mund të votojnë vetëm nga jashtë

by engel

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar se çdo shtetas i Kosovës që regjistrohet për të votuar me postë nga jashtë vendit, automatikisht largohet nga listat e votuesve që shpërndahen në vendvotimet brenda Kosovës në ditën e zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për media se kjo është një kërkesë ligjore, dhe emrat e votuesve të regjistruar jashtë vendit figurojnë vetëm në listën e votuesve jashtë Kosovës. KQZ ua komunikon këtë informacion individualisht të gjithë aplikuesve që regjistrohen me sukses për votim nga jashtë.

banner

Në rast se një votues i regjistruar jashtë vendit dëshiron të rikthehet në listën e votuesve brenda Kosovës për të votuar fizikisht, ai mund të parashtrojë kërkesë në KQZ deri 24 orë para përfundimit të periudhës për kundërshtimin e listave.

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 është hapur më 23 korrik dhe do të zgjasë deri më 29 gusht. Votimi me postë për diasporën do të zhvillohet nga 17 shtatori deri më 11 tetor.

Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme, në këto zgjedhje lokale nuk do të ketë mundësi votimi në përfaqësitë diplomatike – votuesit jashtë vendit mund të votojnë vetëm përmes postës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy