Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një vizitë në fshatin Pogragjë, ku është pritur nga fermerët e përkushtuar të zonës. I shoqëruar nga kryetari i nëndegës së LDK-së në Pogragjë, z. Qamil Rexhepi, si dhe kandidatët për asamblistë z. Arbër Hasani dhe znj. Drenushë Maloku Bejtullahu, Ismajli ka theksuar rëndësinë e veprimtarisë bujqësore si bazë e zhvillimit ekonomik të komunës.
Në takimin me fermerët Kushtrim Rexhep Aliu, Bedri Rexhepi dhe Ardian Xhemaili, u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë. Ismajli u zotua se në qeverisjen e tij, fermerët e Pogragjës dhe të gjithë Gjilanit do të kenë përkrahje të vazhdueshme.
“Investimi tek fermerët është investim në zhvillimin ekonomik të Gjilanit. Ne do të jemi gjithmonë pranë tyre, për t’i mbështetur në rritjen e prodhimit, modernizimin dhe gjetjen e tregut. Vetëm kështu ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme dhe sigurojmë mirëqenie për familjet tona,” u shpreh Ismajli.
Ai falënderoi fermerët për mikpritjen dhe angazhimin e tyre të palodhshëm, duke e cilësuar Pogragjën si një shembull të gjallë të potencialit të bujqësisë në komunë.
👉 Me këtë takim, LDK-ja në Gjilan përcolli një mesazh të qartë: fuqizimi i fermerëve si bazë për zhvillim lokal dhe mirëqenie të qytetarëve.