LDK në Lipjan po dëshmon për çdo ditë se është vend i bashkimit, i vizionit të qartë politik dhe i fuqisë së njerëzve që punojnë për të ardhmen e tij. Kryetari aktual i Lipjanit dhe njëherësh kryetari i LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti, ka njoftuar me entuziazëm aderimin e ri në radhët e LDK-së.
Enver Hasani, një emër i respektuar në Lipjan, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i plagosur në luftë dhe sot invalid i saj, ka vendosur që idealin e tij ta vazhdojë përmes mbështetjes për vizionin e LDK-së dhe kryetarin Ahmeti. Banor i Shalës, Enveri me jetën dhe punën e tij të përditshme përfaqëson qëndresën dhe përkushtimin e familjeve të cilat Kosovën e kanë ngritur mbi sakrificë dhe punë të ndershme.
Kryetari Imri Ahmeti, duke e mirëpritur këtë aderim të rëndësishëm, tha se LDK-ja në Lipjan po forcohet me njerëz të vlerave të larta kombëtare dhe shoqërore:
“Faleminderit Enver për vlerësimin dhe mbështetjen tuaj! Shembulli juaj i jetës dhe sakrificës është inspirim për të gjithë ne, për të vazhduar punën me përkushtim e vizion, në mënyrë që Lipjani të jetë gjithmonë më i zhvilluar, më i bashkuar dhe më i fortë politikisht.”
Ky aderim është një mesazh i qartë se LDK në Lipjan po rritet dhe forcohet dita ditës, duke përfshirë njerëz të vendosur që besojnë në zhvillim, stabilitet dhe lidership të përgjegjshëm.