PDSH nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

by Nexhat

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare vendosi që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Kryetari i saj, Menduh Thaçi, zgjedhjet i sheh si maskenball politik.

Ai po ashtu tregoi se PDSH nuk do të bëhet pjesë e kësaj qeverie, por edhe se është shkëputur çdo komunikimin e kreun e BDI-së Ali Ahmeti, pasi brenda koalicionit ka marrë, siç i quajti, dy armiqtë e përbetuar të PDSH-së.

banner

“Kuvendi qendror merr vendim që Partia Demokratike Shqiptare të refuzoj të marrë pjesë në këtë maskendball politik të quajtur zgjedhje dhe ne nuk do të kemi kandidat në këtë zgjedhje. Mungesën një dëshire për një dialog substancial të avancimit të drejtave të shqiptarëve e keni kuptuar se PDSH refuzon pjesëmarrjen në këtë qeveri aktuale. Z.Ahmeti me vetëdije është futur dhe i ka marr si aleat dy armiq të përbetuar të PDSH-së që nuk kanë kursyer asgjë që ta dëmtojnë këtë parti dhe kuvendi konstaton se bashkëpunimi me Ahmetin dhe BDI-në është tërësisht i pamundur”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy