Skenderaj: Vetura goditet nga plumb qorr, nuk ka të lënduar

by informim peje

Një incident i rrezikshëm është raportuar dje pasdite në fshatin Polac të Skenderajt, ku një veturë është goditur nga një plumb qorr gjatë lëvizjes.

Sipas burimeve, më 17 gusht 2025, rreth orës 17:30, viktima Z. Gashi, rreth 51 vjeç, ka njoftuar se, derisa po udhëtonte me veturën e tij Audi 80, ngjyrë hiri, në afërsi të një rrethrrotullimi ka dëgjuar një goditje dhe ka vërejtur se një plumb kishte shpuar pjesën e përparme të automjetit, në anën e djathtë mbi kulm, pranë vendit të pasagjerit.

banner

Predha është gjetur në tokë dhe është konfiskuar nga njësitet policore si dëshmi, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy