Analisti Visar Ymeri ka komentuar zhvillimet e fundit në vend lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe veprimet e presidentes Vjosa Osmani.
Duke u ndalur te rasti i gjykatësit Radomir Llaban, Ymeri tha: “Emri i Radomir Llabanit u rikthye edhe një herë si një emër shumë i përmendur. Unë mendoj, për qëllime puro politike, çfarëdo natyre qofshin ato. Mendoj se sulmet e tilla politike, veçanërisht kur vijnë nga persona me përgjegjësi publike siç është presidentja e vendit, ndaj një institucioni kushtetues, janë të papranueshme”.
Ai shtoi se çështjet e ndjeshme institucionale duhet të trajtohen me kujdes dhe përmes koordinimit ndërinstitucional.
“Tjetër gjë është që ka një zhvillim dhe duhet të ketë një koordinim ndërinstitucional për të shmangur problemet që mund të lidhen me individë të caktuar. Por nëse, për shembull, presidentja e vendit thotë se ‘po e tërheq një pyetje që e kam dërguar në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk i besoj njërit prej gjykatësve atje’, a do të thotë kjo që ajo po deklaron se Gjykata Kushtetuese është e pabesueshme? Atëherë, çka mbetet në këtë republikë?”