Times of Israel: Serbia është klienti i kontratës ushtarake 1.64 miliardë dollarëshe me Elbit Systems

by informim peje

Në një kohë kur bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të konfliktit global, me luftën e hapur mes Rusisë dhe Ukrainës, tensionet në Lindjen e Mesme dhe një garë të re armatimesh në rritje, Serbia ka marrë një vendim për blerjen e një arsenali të sofistikuar ushtarak në vlerë prej mbi 1.64 miliardë dollarësh nga kompania izraleite e teknologjisë së mbrojtjes izraelit ‘Elbit Systems’.

Javën e kaluar, Elbit njoftoi lidhjen e kontratës për furnizimin me sisteme artilerie raketore me rreze të gjatë dhe mjete ajrore pa pilot, por pa përmendur emrin e klientit.

banner

Mediat izraelite kanë zbuluar se Serbia është klienti që qëndron pas kontratës ushtarake me vlerë 1.64 miliardë dollarë, të nënshkruar me gjigantin izraelit të industrisë së mbrojtjes, Elbit Systems, shkruan Times of Israel.

Elbit kishte njoftuar javën e kaluar për një kontratë të madhe për furnizim me sisteme artilerie të sakta me rreze të gjatë dhe dronë luftarakë, por pa e zbuluar emrin e blerësit. Sipas Times of Israel, bëhet fjalë për Serbinë.

Në kuadër të kontratës pesëvjeçare të mbrojtjes, Elbit përfshin furnizimin me një gamë të gjerë sistemesh të avancuara ushtarake, përfshirë artileri precize me rreze të gjatë, dronë luftarakë, pajisje për vëzhgim dhe përpunim të të dhënave inteligjente, si dhe sisteme të luftës elektronike.

Marrëveshja përfshin gjithashtu furnizimin me raketa artilerie me precizion të lartë dhe produkte të pajisura me teknologjinë e avancuar të Elbit për inteligjencë, survejim, identifikim objektivash dhe zbulim (ISTAR), si dhe sisteme komunikimi dhe inteligjencë sinjalistike. Paketa përfshin gjithashtu dorëzimin e sistemeve të avancuara elektro-optike dhe pajisjeve të shikimit natën.

Presidenti i Elbit Systems, Bezalel (Butzi) Mahlis, deklaroi se kjo kontratë është dëshmi e kërkesës në rritje për teknologjinë izraelite në Evropë.

“Jemi krenarë që mbështesim një shtet evropian në forcimin e sigurisë së tij kombëtare. Portofoli ynë i provuar në betejë vlerësohet lart nga forcat e armatosura,” tha Mahlis.

Autoritetet në Beograd nuk kanë dhënë deklarata zyrtare lidhur me këtë marrëveshje, ndërsa Ministria e Mbrojtjes nuk ka konfirmuar publikisht nëse Serbia është shteti që qëndron pas kontratës me Elbit Systems.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy