Gjykata merr vendimin për Meriton Mjekiqin

by engel

Muajin e kaluar, moderatori dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Meriton Mjekiqi, u arrestua pas një përleshjeje fizike, ku viktima pësoi lëndime të rënda trupore.

Sot, më 19 gusht 2025, Mjekiqi reagoi për herë të parë pas lirimit nga masa e arrestit. Në një postim në Instagram Story, ai njoftoi publikun, miqtë dhe familjarët për vendimin e gjykatës.

banner

“Me respekt, dua të njoftoj se jam liruar nga masa e arrestit në të cilën isha mbajtur. Falënderoj avokatët për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit të gjithëve për durimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj”, shkroi ai.

Në postim, Mjekiqi shfaqet pranë avokatëve të tij, duke dhënë mesazhe falënderimi për të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj kohe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy