Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka bërë sot një deklaratë të drejtpërdrejtë, duke thënë se nuk do ta japë votën e tij për asnjë kandidat të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.
Ai theksoi se, edhe pse PDK-ja ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar për këtë çështje, personalisht është i vendosur të mos e mbështesë asnjë emër që vjen nga VV-ja.
“Unë si Nait Hasani nuk e votoj asnjë deputet të VV-së, sepse ata janë shkelës të Kushtetutës”, tha ai në një intervistë për T7, duke përsëritur disa herë pozicionin e tij.
Sipas tij, vendimet e fundit të Vetëvendosjes tregojnë mungesë respekti ndaj Kushtetutës, prandaj vota e tij për kandidatët e kësaj partie është e përjashtuar.