Kuvendi i Kosovës ka investuar për një fazë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të punës parlamentare. Në prag të vazhdimit të seancës konstituive të legjislaturës së re, ky institucion ka finalizuar një tender për furnizimin me laptop të rinj për 120 deputetët.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën e E-Prokurimit, vlera e kontratës është rreth 90 mijë euro, ndërsa fituese është shpallur kompania EGS Pattern ShPK. Çdo deputet do të pajiset me një laptop modern, me një kosto mesatare prej 750 euro për copë.
Pajisja e Kuvendit me teknologji të reja është pjesë e vizionit për një institucion më transparent, më modern dhe më të hapur ndaj qytetarëve, duke u përafruar me praktikat më të mira të parlamenteve evropiane.